Partizani i plotë, Zekic mund të buzëqeshë

Partizani plotësohet me Christian Mba por jo vetëm. Skuadra e kuqe merr oksigjen nga ndalesa e kësaj jave për shkak të shtyrjes së derbit dhe trajneri Zekic ka gjithë kohën në dispozicion për të rregulluar edhe më shumë mekanizmat e ekipit kamopin që virtualisht mund ta shikojë veten në vendin e parë pasi numëron një ndeshje më pak por edhe 2 pikë më pak se Tirana kryesuese.

Një emër tjetër që ngroh ambjentin e kuq është edhe Hadroj i cili do të jetë gati plotësisht për ndeshjen e fundjavës. Mensah ka dhënë gjithashtu sinjale interesante dhe pritet të jetë në dispozicion të teknikut kroat i cili ka vetëm disa pikëpyetje rreth formës së Sembenes. Gjatë javëve të fundit, alternativat në sulm nuk kanë munguar pasi Bintsuka është zhbllokuar, ndërsa Da Silva është riintegruar dhe plotësisht i gatshëm për të ndihmuar skuadrën e këtë e tregoi edhe në sfidën e fundit, derbin me Dinamon ku skuadra e kuqe bindi në lojë dhe rezultat.

Këtë javë, trajneri Zekic do ta shfrytëzojë për të punuar i qetë ndërsa më pas kalendari do të vështirësohet shumë për Partizanin që përvec sfidës me Teutën do të rkuperojnë edhe derbin me Tiranën në 19 tetor. Sfidën e radhës skuadra kampione do ta luajë të dielën në Korcë ku do të sfidojë Skënderbeun në krizë rezultatesh që prej dy ndeshjesh.

sfidanti.al