Kupa e Francës është një nga kompeticionet më të habitshëm të botës. Në edicionin e 101-të të saj nisën si pjesëmarrës më shumë se 7 000 skuadra, nga të cilat edhe prej zonave të largëta gjeografike si Guadalupe, Guajana Franceze, Martinika, Majoteja, Kaledonia e Re, Tahiti, San Martin dhe Ishulli i Ribashkimit.
Veçantia tjetër e Kupës është që futbollistët mund të ndryshojnë numrat e fanelave, siç bëri Paris SG në ndeshjen e fituar 4-2 ndaj Gingompit (Guingamp). Mënier la numrin 12 dhe mori 2-in e Tiago Silvës që nuk ishte. Juri morin numrin 4 që është i lirë, dhe la 17-ën, Lo Selso pati 6-ën e Verratit në vend të 18-ës, Rabio la numrin e tij 25 dhe mori numrin 7 të Lukas Mourës (që mund të largohet), Draksler la 23-in dhe i mori Motës numrin 8, ndërsa Pastore guxoi më shumë dhe braktisi 27-ën për të marrë numrin më të rëndësishëm, atë 10 të Nejmarit.
PSG fitoi 4-2 me gola të Adrien Rabiosë, Lukas Dë (autogol), Havier Pastores dhe Markinjosit. Ra në sy për keq Edinson Kavani që pati shumë raste për gol dhe i humbi.
Sfidanti.al