E tregon Skot Miler, përgatitës atletik i Fulhamit në Angli, i cili në 2012 shkoi në Madrid, në kompleksin e Realit, bashkë me ish-lojtarin madrilen Mahamadu Diarra. Ai shkoi të ndihmonte Diarranë në stërvitje dhe u ndodh në mëngjes herët në kompleks në “Valdebebas”. Papritur aty pa Kristiano Ronaldon, dhe pyeti Diarranë, “çfarë bën ky këtu në këtë orë?” Ishte 07.15 e mëngjesit, dhe Diarra iu përgjigj se Ronaldo vinte për t’u stërvitur, për të bërë goditje drejt portës. Në 08.30 kur vinin lojtarët e tjerë, CR7 e kishte bërë një seancë stërvitore, pra ishte nga ata lojtarë tepër të rrallë që mund të stërviteshin gjithë ditën, plus të mbani regjim ushqimor dhe për gjumin, dhe kjo e ka lejuar që të shënojë mbi 30 gola në sezon edhe tani që është 35-36 vjeç.
Sfidanti.al