Kjo mund të jetë shtysa më e fortë për yllin e Juventusit që të pranojë një shkëmbim të tillë. Paulo Dibala nuk e ka të sigurt protagonizmin në Torino, dhe një shkëmbim me Grizmanin për të luajtur tek Barcelona mund të ishte si një kamerdare shpëtimi. Mediat franceze e shkruajtën të parat që Barça synon një shkëmbim të tillë, me bindjen se Dibala do të ketë rrogë shumë më të vogël sesa 350 000 eurot në javë që merr Grizmani. Në “Kamp Nou”, trajneri Kuman do të kishte një treshe sulmuese argjentinase të përbërë nga Mesi, Aguero e Dibala, ndërsa bashkë me ta do të ishte Memfis Depai.
Sfidanti.al