Vallë Bajerni po kthehet sërish në “FC Hollivud”: Ose Fliku, ose Salihamixhiçi!

Këto nuk janë versione zyrtare dhe nuk ka sesi të jenë. Si gjithnjë janë mediat që “i fryjnë zjarrit”, por ndoshta diçka mund të jetë duke ndodhur tek Bajerni, pavarësisht paqes publike mes trajnerit Hansi Flik dhe drejtorit sportiv, Hasan Salihamixhiç. Gazetari i “Bildit”, Matias Brygelman, që si përherë është tepër i informuar, thotë se deri në fund të kësaj jave një vendim duhet të merret një vendim me temën, “ose Fliku, ose Salihamixhiçi, të dy nuk mund të jenë bashkë”! Çudi e madhe! Mos vallë po kthehet sërish koha kur Bajerni quhej “FC Hollivud” në vitet 90-të kur u larguan trajnerët Trapatoni e Rehagel? Brygelmani thotë se shqetësimi vjen nga fakti se në fund të këtij viti do të largohet shefi ekzekutiv, Rumenige, njeriu që ka sjellë stabilitetin bashkë me Uli Hënesin. Kush do ta marrë vendimin apo kush do të bëjë ekuilibrimin? Presidenti Hajner? Uli Hënes (pa perdeve), apo shefi i ri ekzekutiv Oliver Kahn? Pritet të shihet!

Sfidanti.al