Real Madrid, pa Hazard në El Clasico me Barcelonën

Reali i Madridit kreu seancën e fundit stërvitore përpara El Clasicos me Barcelonën që do të luhet në mbrëmjen e kësaj të shtune. Thuajse të gjithë futbollistët kanë kryer përgatitjet e fundit për kërë superpërballje ku Los Blancos shkojnë me moralin e lartë pas fitores 3-1 me Liverpoolin në Ligën e Kampioneve dhe me qetësinë e rikthyer në këtë sezon të komplikuar dhe të vënë nën shenjën e dëmtimeve.

Për herë të parë pas shumë kohësh, Zidane nuk do të marrë në skuadër futbollistë nga Real Madrid B, përvec portierit të tretë Altube. Francezi ka grumbulluar 19 futbollistë të gjithë të skuadrës së parë dhe janë 4 mungesa për këtë El Clasico

Një prej mungesave do të jetë Eden Hazard edhe pse këtë javë është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës. Trajneri Zidane preferoi të tregohet i kujdesshëm me belgun që ka tendencën të dëmtohet herë pas here. Po kështu do të mungojnë edhe Carvajal dhe Ramos, të dy po stërviten vecmas skuadrës teksa janë në procesin e riaftësimit nga dëmtimet muskulare. Po kështu nuk do të luajë as Varane që është i prekur nga Covid-19 dhe është në karantinë në banesën e tij

Sfidanti.al