Vagner? Hajnkes mbështetet tek “kali i vjetër” për fitoren e radhës

U mendua se Sandro Vagner do të ishte titullar për Bajernin në përballjen e mbrëmjes së sotme në fushën e Leverkusenit, por “dhelpra” Jup Hajnkes i mashtroi sërish të gjithë. Trajneri i bavarezëve hodhi në fushë “kalin e vjetër”, pra Tomas Mylerin, në mungesë të Robert Levandovskit, duke u mbështetur sërish nga “buka e vjetër”, Frank Riberi e Arjen Roben. Basti doli i fituar dhe Bajerni triumfoi 3-1 jashtë fushe duke e rinisur me fitore sezonin në Bundesligë.

Përveç Levandovskit, në “BayArena” munguan edhe Humels e Kimih (që ishte në stol), por kjo nuk u ndje. Havi Martinez kaloi kampionët në epërsi në 32’, pastaj Riberi shënoi golin e dytë në 59’, ndërsa Hames Rodrigez iu përgjigj në 90’, shkurtimit të diferencës nga Leverkuseni me anë të Kevin Folandit në 70’. Bajerni vazhdon kryesimin i vetëm me 44 pikë pas 18 ndeshjeve, ndaj 30 të Shalkes që ka një ndeshje më pak.

Sfidanti.al