Ndodh qe edhe teknologjia ne vijen e portes te beje gabime trashanike. Ne France u pane dy momente te gabimeve te tilla pikerisht ne perballjet Amiens-PSG dhe Anzher-Montpelie ne Kupen e Leges. Lajmi u konfirmua nga Lega e Futbollit e cila e mori vendimin pasi teknologjia e portes ne keto ndeshje pati probleme teknike.
‘Kur shfaqet nje problem duhet perballuar- u shpreh Drejtori i Pergjithshem i Leges, Dider Kijo-te Amiens-PSG teknologjia e portes nuk dergoi asnje sinjal tek arbitri dhe ishte Sistemi VAR ai qe e beri te vlefshem golin. Ndersa te Anzher-Montpelie arbitri mori sinjalin e gabuar. Jane dy anomali te papranueshme’.
Tashme teknologjia e portes eshte pezulluar ne te gjitha kompeticionet, nderkohe qe javen e ardhshme do te mblidhet Komisioni per te marre nje vendim ne lidhje me kete ceshtje.
Sfidanti.al