US Open, Sinner në gjysmëfinale

Jannik Sinner fiton derbin italian në çerekfinalet e US Open 2025: numri një në botë mposhti Lorenzo Musettin 3-0 në një sfidë, që zgjati 2 orë.

Sinner dominoi setin e parë (6-1), kontrolloi të dytin (6-4) dhe dha goditjen vendimtare në të tretin (6-2). Toskani luftoi, por kjo nuk mjaftoi.

Në gjysmëfinale Sinner do të ndeshet me Felix Auger-Aliassime, që triumfoi në çerekfinalen përballë de Minaur. Kujtojmë që Djokovic do të sfidojë Alcaraz në gjysmëfinalen tjetër.