Ish-presidenti i Bajernit nuk u desh shumë që të hynte në rolin e tij të përhershëm të njeriu polemik dhe që e thotë “shqeto” mendimin e tij. Tashmë në rolin e analistit në RTL, Uli Hënes foli për ndeshjen e Gjermanisë në fushën e saj ndaj Maqedonisë së Veriut, që rezultoi në një tronditje të madhe. “Në të vërtetë unë nuk jam ndonjë tifoz i madh i ndryshimeve të sistemit (të lojës), – tha 61-vjeçari, – mendoj se mënyra e ndërtimit të mbrojtjes ishte e gabuar, por ashtu u habita nga ndryshimi i zinxhirit ofensiv me 3 “fasha”. Padyshim, ai u skandalizua nga disfata 1-2 pësuar pas golave të shënuar nga Goran Pandev (45’+2) dhe Eljif Elmas në 85’. Nuk bëri punë barazimi i përkohshëm me penallti nga Ilkai Gyndogan.
Hënesi ishte bërë “zeher” edhe nga dëmtimi i Robert Levandovskit dhe ndryshimi i fatit me Bajernit dhe Lajpcigut, që do të ndeshen këtë fundjavë në Bundesligë. “Nuk është një javë e mirë për Bajernin, – tha ish-presidenti, – asnjë nga Lajpcigu nuk luan sot (dje), por luajnë 3 nga ne. Përveç kësaj është edhe dëmtimi i Levandovskit. Një goditje e madhe, kur lojtarët dëmtohen në kombëtare, pasojat i paguajnë klubet. Gjithsesi, ne tek Bajerni i përballojmë vuajtjet të bashkuar”.
Sfidanti.al