Ish-presidenti mbetet një zë autoritar tek Bajerni dhe e shfrytëzon këtë për të ekuilibruar gjërat në momente të vështira. Tek bavarezët ekziston një i tillë pas barazimit 2-2 me Dortmundin që u duk si humbje, ndërsa shpesh në media shkruhet e thuhet se trajneri Julian Nagelsman nuk arrin t’i zgjidhë problemet në ekip. Gjithsesi, Hënesi është kundër kësaj rryme, ose të paktën kështu shprehet publikisht. “Nuk ka absolutisht asnjë arsye që të vendoset trajneri në diskutim, – thotë ai, – ne e nisëm sezonin me 3 fitore dhe jemi afër kreut. Jam i bindur që kur gjithçka të kthehet në normalitet, ne do të jemi në krye”. Hënese nuk thotë gjithsesi se përse për momentin tek Bajerni nuk ka normalitet.
Sfidanti.al