Së pari, i kërkon falje norvegjezit të shkëlqyer që kishte dyshuar tek ai. Ish-qendërmbrojtësi i Anglisë dhe i Mançester Junajtidit, Rio Ferdinand, tha në funksionin e opinionistit se kishte bërë gabim që nuk kishte pasur besim tek aftësia e Erling Halandit për të arritur suksesin në Premier Ligë. Sulmuesi 22-vjeçar tashmë e ka bindur me 15 gola të shënuar në kampionat dhe 20 në sezon, por gjithsesi nuk ia ka dalë që “t’ia fitojë zemrën” deri në fund. “Unë nuk mendoj se Halandi apo Mbapeja do të arrijnë nivelet e Mesit apo Ronaldos, – thotë ai, – këta të dy e kanë bërë për një kohë shumë të gjatë”. Gjithsesi, norvegjezi po i afrohet 200 golave në karrierë në moshën 22-vjeçare.
Sfidanti.al