Uli Hënes: Më qesh zemra me Bajernin e Julian Nagelsmanit!

Fillimi i mirë, gjysma e punës, dhe 11 gola në 2 ndeshje pas lamtumirës së Robert Levandovskit janë gjë e madhe. Ish-presidenti i Bajernit, Uli Hënes, është i lumtur me këtë që po bën ekipi i trajnerit Julian Nagelsman. “Zemra ime është duke qeshur, – tha presidenti i nderit për “Skaj Sportin”, – kjo, jo vetëm nga rezultatet, por nga mënyra sesi po luan ekipi. Në dy ndeshjet e para që ishin tepër të rëndësishme, Bajerni po luan shumë mirë dhe pres që Nagelsmani të vazhdojë t’i mbajë të frymëzuar lojtarët”. Hënesi theksoi se Bajerni mund të kishte shënuar më shumë se 5 gola ndaj Lajpcigut dhe më shumë se 6 gola ndaj Frankfurtit.

Sfidanti.al