Dasmë të madhe bëri Drejmond Grini, “krushq” edhe Lebroni, Kërri e Tatëmi!

U martua njëri nga yjet kampionë të NBA-së, njëri nga udhëheqësit e Golden Stejtit. Drejmond Grini nuk vonoi shumë për të vënë unazën në gisht, pasi mosha 32-vjeçare sot nuk cilësohet aspak e madhe. Ai bëri celebrimin me të dashurën e tij, Hejzël Rini (Hazel Renee), që është aktore dhe personalitet televiziv në SHBA. Në dasmën e basketbollistit të njohur ishin emra të shquar të NBA-së si Lebron Xhejms, Stef Kërri apo Xhejzën Tatëm.

Sfidanti.al