Di Maria, debutim ashtu si të mëdhenjtë e mëparshëm të Juventusit

Bëri atë që prisnin dhe dëshironin tifozët, ndonëse i la me zemër të ngrirë kur doli nga fusha i dëmtuar pak pas një ore lojë. Angel Di Maria cilësohet si blerja e luksit e këtij Juventusi, edhe pse është në moshë të madhe dhe mund të mos jetë në Torino për më shumë se një sezon. Mediat italiane shkruajtën se ai ishte më i miri në fushë, me notën 7.5, dhe se shënoi në debutim, ashtu si shumë yje të mëdhenj në Piemont gjatë historisë. Kështu kanë bërë legjendat e vjetra Omar Sivori dhe Xhon Çarls që në vitet 50-të, kështu Roberto Baxho në 1990, po ashtu Vidal, Tevez, Dibala, Manxhukiç, Higuain, Pjaniç. Kështu edhe Vlahoviç e Zaharia në janar të këtij viti.

Sfidanti.al