Nunjez vendos një rekord negativ në “Epokën Klop” tek Liverpuli

Kurrë ndonjëherë nuk kishte ndodhur që një lojtar i të kuqve të kishte marrë karton të kuq për sjellje antisportive, apo për dhunë në fushë, që nga viti 2015, pra që kur në stol është ulur Jurgen Klopi. Ka pasur përjashtime nga loja për faulla sportivë apo taktikë, ndonëse jo aq të shumë, por kurrë shpërthime të tilla si ajo që i ndodhi Daruin Nunjezit. Sulmuesi uruguajan, i marrë për një shumë totale prej 100 milionë eurosh, doli krejtësisht nga vetja në 57’ në ndeshjen ndaj Kristël Palasit në “Anfild”, duke goditur me kokë në fytyrë mbrojtësin danez, Andersen. Klopi theksoi se Anderseni e provokoi shpesh Nunjezin, por reagimi nuk duhej të kishte qenë i tillë.

Sfidanti.al