Uli Hënes: Ishte gabim që morëm Oliver Kahnin si shef ekzekutiv!

Në Bavari thonë se ish-presidenti i klubit është njeriu i duhur për t’i hedhur benzinë zjarrit, kur ai është fort i ndezur. Uli Hënes deklaroi për një gazetar të revistës “Kiker” se ishte bërë gabim që ishte marrë Oliver Kahni si shef ekzekutiv i Bajernit. Legjenda bavareze, që është ende anëtar bordi, deklaroi se biseda me Kahnin (kur ai u largua) nuk ishte e këndshme. Gjithsesi, Hënesi theksoi se e respektonte ish-portierin, se dera tek Bajerni për të do të jetë gjithmonë e hapur, e cilësoi inteligjent dhe me personalitet, por që e rrethoi veten me këshilltarë. Sipas Hënesit, Bajerni ka nevojë për qetësi dhe jo për nerva.

Sfidanti.al