Ndodhi dy ditë pas fitores 3-2 ndaj Atalantës, sigurimit të Championsit dhe golit që argjentinasi realizoi. Lautaro Martinezi e vuri kurorën këtë të hënë (nuk ka rëndësi më që dasmat të jenë të dielën!) me të dashurën e tij të bukur, Agustina Gandolfo. Ceremonia ishte në Liqenin e Komos, ndërsa Lautaro kishte ftuar shokët e Interit dhe ata të kombëtares së Argjentinës. Erdhi edhe Hakimi nga Paris SG, por Mesi jo, ndonëse e kishte emrin në listë. Superylli ishte në Barcelonë në një koncert dhe ndoshta e ka uruar shokun në kombëtare me anë të një telefonate.
Sfidanti.al