Tronditje në Premier Ligë: E verdha e Xhakës mund të ketë lidhje me …mafian!

Këto kohë sikur është harruar disi organizata kriminale italiane, dhe më shumë po flitet për organizata nga vende të tjera. Edhe një vend i vogël si Shqipëria po merr “famë” në mediat perëndimore (edhe ato ruse, padyshim) për “mafien shqiptare”, dhe ja ku kemi një tjetër “dyshim akuzë” që vjen nga Britania e Madhe, më saktësisht nga Anglia. Tabloidi “Deili Meil” shkruan  se kartoni i verdhë i Granit Xhakës në ndeshjen e Premier Ligës Lids-Arsenal në dhjetorin e kaluar dyshohet të ketë lidhje me baste të vendosura nga mafiozë shqiptarë. Jepet edhe një emër, ai i ish-sulmuesit shqiptaro-suedez, Alban Jusufi, që sipas burimeve të gazetës ka vënë shuma të mëdha parash që Xhaka do të merrte të verdhë. Shumat kanë qenë në kriptomonedha, dhe thuhet se janë vënë në Shqipëri. Për momentin, për Xhakën nuk  ka asnjë akuzë.

Sfidanti.al