E tregoi dokumentari i bërë për Man. Sitin që doli kampion i Anglisë në 2021, dhe në të cilin trajneri Pep Guardiola flet pikërisht për argjentinasin që e pati tek Barcelona. Tekniku katalanas nxit lojtarët e tij që t’i ngjajnë Lionel Mesit, në mos për talent, për shpirtin e tij luftarak dhe karakterin. “Ju duhet të jeni si Mesi, – thotë ai, – është lojtari më i mirë që kam parë në jetën time. E dini pse është më i miri? Sepse është një konkurrues, një bishë. E pason topin dhe sulet përpara, e ka nuhatjen e golit”.
Sfidanti.al