Totenhemi nuk dorëzohet kurrë, ky është karakteri i triumfeve!

Nuk vlerësohet ende sa Liverpuli apo Mançester Siti (ndonëse e eleminoi në Champions), por kush mund të flasë fjalë të këqija për Totenhem Hotspurin? Aq më pak për Maurisio Poçetinon. Trajneri argjentinas i ka krijuar një karakter të tillë skuadrës londineze saqë ajo nuk dorëzohet kurrë dhe po arrin të marrë frytet e punës së jashtëzakonshme.

E tregoi fitorja e arritur në minutën e 88-të ndaj Brajtonit në stadiumin e tij të ri, që e shkëputi Totenhemin nga rivalet për në Champions. Skuadra e Poçetinos ka 70 pikë ndaj 67 të Çelsit (që ka po kaq ndeshje), 66 të Arsenalit (një ndeshje më pak) dhe 64 të Mançester Junajtidit, po ashtu me një ndeshje më pak. Pasi arriti gjysmëfinalen e Championsit, ky ishte një tjetër sukses për trajnerin argjentinas.

Ai po u kujton tifozëve ish-trajnerin Keith Bërkinshou (Burkinshaë), që udhëhoqi skuadrën për 8 vjet dhe fitoi tre trofe, dy kupa të Anglisë në 1981 e 1982 dhe një Kupë UEFA në 1984. Vetëm Bill Nikolsoni ka më shumë, 1 titull kampion, 3 Kupa të Anglisë, dy Kupa të Ligës, tre Superkupa të Anglisë, Kupën UEFA dhe Kupën e Kupave të Europës, pra gjithsej 11 trofe. Poçetino do t’i afrohej nëse fitonte një trofe europian dhe titullin në Premier Ligë.

Sfidanti.al