Totenhemi kthehet tek fitorja, Murinjo i afrohet kreut në Angli!

Kishte vërtet katër ndeshje që nuk fitonte, por kur ia doli e bëri në mënyrë madhështore. Totenhemi triumfoi 3-0 ndaj Lidsit në Premier Ligën angleze, duke lënë pas problemet e javëve të fundit e duke iu afruar sërish kreut të renditjes. Dyshja e sulmit, Harri Kejn-Son Heun-Min ishte vendimtare edhe këtë herë, duke shënuar dy nga golat. Kapiteni i Anglisë realizoi me penallti në minutën e 29-të, ndërsa koreanojugori realizoi dy minuta para fundit të pjesës së parë.

Dyshja e sulmit ka realizuar së bashku 13 gola këtë sezon, më shumë sesa çdo dyshe tjetër në Premier, ndërsa Son arriti në kuotën 100 për Totenhemin në çdo konkurrim. Pas pushimit, rrjedha e tretë erdhi nga mbrojtësi Alderveireld. Një sukses i tillë, me lojë të menduar mirë dhe me saktësi në sulm tregoi se skuadra e Murinjos mbetet një nga më seriozet këtë edicion.

Gjithsesi, Lidsi duket se ishte viktimë e preferuar e skemave të kundërsulmit të trajnerit portugez, pasi skuadra e Marselo Bielsës njihet për lojën sulmuese, me pak theks në mbrojtje. Murinjo lavdëroi dy sulmuesit e tij dhe deklaroi se nuk i ndan kundërshtarët në të fortë apo të dobët, duke vlerësuar rivalin e radhës, Aston Vilën. Totenhemi ka tani 29 pikë vetëm 4 më pak sesa dy kryesuesit, Liverpul e Mançester Junajtid, duke qenë plotësisht në garë për trofeun.

Sfidanti.al