Totenhemi fatkeq? Dortmundi është edhe më shumë në Champions

Tifozët e Totenhemit po kafshojnë gishtat nga stresi dhe shqetësimi, pasi dy nga lojtarët më të mirë, Harri Kejn dhe Dele Ali, nuk do të luajnë në turin e dytë të Championsit, sot kundër Dortmundit. Gjithsesi, me lajmet e fundit që vijnë nga Gjermania, tifozët e Borusias duhet të jenë në gjendje “të fikëti”.

Gazeta “Bild” shkruan se ylli i fundit i gjermanëve që mbeti i dëmtuar ishte Pako Alkaser. Sulmuesi më i mirë i skuadrës, i shtohet listës së mungesave që përfshin edhe kapitenin Marko Rojs, polakun Pishçek dhe gjermanin e ri, Vajgl. Të paktën, këta të katër janë të sigurt që nuk luajnë në ndeshjen e parë në Londër.

Sfidanti.al