Mund të jetë një rastësi, në fund të fundit ishte një miqësore brenda “familjes”, por koha se kur ndodhi të bën të mendohesh. Skuadra e të rriturve të Çelsit, e drejtuar nga trajneri Mauricio Sarri, mori një tjetër goditje, kur nuk mundi të fitonte në përgatitoren ndaj ekipit të të rinjve të klubit. Sfida përfundoi 3-3 në kompleksin stërvitor në Kobham të Londrës, dhe ekipi i Sarrit pësoi golin e barazimit në sekondat e fundit. E gjitha kjo, pas katastrofës 0-6 në fushën e Mançester Sitit për Premier Ligën.
Natyrisht, në formacion nuk ishin shumë lojtarë kryesorë, përkundrazi, veçse që nga minuta e parë luajtën Uillian e Zhiru. Sarri e ndoqi të gjithë ndeshjen, ndërsa ata që humbën në “Etihad” kryen një seancë normale stërvitore. Sidoqoftë, për momentin, pozicioni i trajnerit është i konfirmuar nga presidenti Abramoviç, ndërsa futbollistët patën një mbledhje kokë më kokë, për të shpëtuar sezonin. Kjo do të shihet që të enjten, kur Çelsi luan ndaj Malmoes suedeze në Ligën e Europës.
Sfidanti.al