Lëvdata e Diter Hënesit: Lysien Favre, thuajse si Pep Guardiola

Nëse do të duhej të vinte bast 100 euro gjithsej, 52 do t’ia vendoste Bajernit dhe 48 Dortmundit. Ky është parashikimi matematik i luftës për titull nga ana e Diter Hënesit, vëllait të presidentit të Bajernit, Uli Hënes. Ish-lojtari i Bajernit dhe i Gjermanisë Perëndimore, si dhe ish-drejtuesi i Shtutgartit, Hertës dhe Volfsburgut, parashikon një garë të madhe për të fituar Bundesligën, që mund të vendoset nga dueli direkt, Bajern-Dortmund.

“Një ndeshje që vlen 6 pikë, por me një sezon që mund të na mbajë në ankth deri në fund”, – thotë ai. Për Diter Hënesin, faktori kryesor në favor të Dortmundit është trajneri Lysien Favre. “Ai është thuajse në një nivel me Guardiolën, – shprehet ish-biondi, – dhe merita e Dortmundit është që solli një trajner të tillë në Bundesligë. Gjithsesi, duhet të shohim sesa do ta përballojnë presionin lojtarët e rinj të Dortmundit”.

Sfidanti.al