Toni Kros e ka pranuar se nuk kanë luajtur mirë kundër Meksikës, ku Gjermania humbi 1-0.
Për të parën herë pas 36 viteve skuadra përfaqësueses gjermane ka humbur ndeshjen hapëse të Kupës së Botës. Skuadra e trajnerit Lev është mposhtur 1-0 nga Meksika, me golin e vetëm të takimit të shënuar nga Lozano.
Mesfushori i Real Madridi, Toni Kros, nuk ishte aspak i rezervuar pas humbjes së Gjermanisë nga Meksika, duke fajësuar skuadrën për paraqitjen, ndërsa e pranoi se tani i gjithë presioni është te kampionët aktual.
“Nuk kemi bërë asgjë në pjesën e parë. Nuk gjenim zgjidhje. I kemi lejuar shumë hapësira ndërsa në pjesën e dytë ishim më mirë. Meksika u lodh dhe kishim më shumë hapësira. Por nuk shënuam. Tani jemi nën presion, duhet të fitojmë ndaj Suedisë”, deklaroi Kroos.
Ndeshjet e radhës Gjermania i luan kundër Suedisë, me 23 qershor dhe kundër Koresë së Jugut me 27 qershor.