Tomas Myleri shpjegon sesi do të jetë Bajerni pa Levandovskin

Në Gjermani e quajnë “raumdojter” (raumdeuter) që në shqip përkthehet pak a shumë “gjahtari I hapësirave” apo “shfrytëzuesi I hapësirave”. I tillë Tomas Myleri, njëri nga lojtarët e paktë në futboll që ka shënuar e asistuar mbi 400 gola për një ekip, siç ka bërë ai për Bajernin. Gjithsesi, “raumdojteri” Myler e di se bavarezët do ta kenë të vështirë pa Levandovskin, dhe ka dhënë disa sqarime të cilat, sipas mediave në Bavari, kanë hedhur më shumë dritë nga ajo që ka thënë trajneri Nagelsman. “Ne nuk po luajmë me 10 vetë, – tha ai me shaka, – mendoj se Bajerni do të përshtatet, edhe pse nuk mund të mos ndihet largimi I një lojtari të tillë. Leva kishte arsyet e veta për të ikur dhe ne e kuptojmë. Shumë topa shkonin për Robertin, tani ne duhet ta mbajmë topin sa më gjatë dhe të mos ia lemë atë kundërshtarit”.

Sfidanti.al