Dibala e Bremer? Interi duhet të fitojë duke ulur kostot!

Nuk dihet sesa e mundshme është kjo në futbollin e sotëm, por besohet se ndikon më shumë në Champions. Interi duket se ka një ekip të fortë për Serinë A, me Lukakun, Mkitarianin, Lautaron, Brozoviçin e të tjerët, ndërsa mbajti Shkriniarin e nuk luajti mbrojtjen. Gjithsesi, mediat italiane shkruajnë se situata financiare e zikaltërve mbetet delikate dhe kjo duket nga fakti se dy blerje që ishin përcaktuar si Dibala e Bremer nuk u arritën të kryheshin. Pronarët nga Kina dhe Lindja e Largme nuk do të largohen nga klubi, por gjithsesi shpenzimet duhet të pakësohen. Dibala mund të kishte ardhur nëse do të ishte larguar ndonjë sulmues, por kjo nuk ndodhi.

Sfidanti.al