Sinqeritet apo gënjeshtër e Levandovskit: Nuk kemi folur për rezultatin 2-8!

Një shprehje thotë se “nuk përmendet litari në shtëpinë e të vdekurit”. Gjithsesi, gazetarët këtë punë kanë dhe janë ngacmues, ndaj edhe kjo gjë u përmend në shtëpinë e Barcelonës ku sot është bujtës edhe Robert Levandovski. Nuk e kemi harruar, besoj, se ylli polak ka qenë një nga “fajtorët” kryesorë që Bajerni e mundi skuadrën katalanase 8-2 në çerekfinalen e Championsit të “pandemisë” në 2020, duke shënuar gola e duke tërbuar mbrojtjen kundërshtare. Sot, Levandovski do të mbajë atë fanelë “blaugrana” dhe u pyet nëse ajo humbje (fitore) 2-8 është përmendur apo jo ndërsa ka kaluar në ekipin katalanas. “Jo, – tha ai, – nuk kemi folur për këtë gjë!” Ndoshta është edhe kështu, por edhe nëse kanë folur, Leva nuk do ta tregojë.

Sfidanti.al