Tomas Myler dëshiron që Reali të fitojë ndaj Mançester Sitit

Sulmuesi gjerman e thekson këtë “në nivel personal”, pra që anon nga gjigandët spanjollë për t’u kualifikuar për në finalen e Championsit. Tomas Myler thotë se një arsye e fortë që ai pëlqen që Reali të eliminojë Mançester Sitin është që në skuadrën madrilene është ish-lojtari i Bajernit, David Alaba. “Jam më shumë me Realin, edhe pse të dyja skuadrat janë të forta”, – thotë Myleri, që nuk përmend Toni Krosin, ndonëse të dy kanë luajtur tek Bajerni, si dhe në kombëtare.

Sfidanti.al