Një pjesë e dytë tmerrësisht e dobët në “Santiago Bernabeu” mund të kishte kushtuar shtrenjtë. Gjithsesi, një ekip ka 11 lojtarë në fushë dhe secili duhet të bëjë detyrën e tij, e kështu i pati edhe Reali ndonëse pas pushimit detyrën më së shumti e bëri portieri Tibo Kurtua. Atletik Bilbao u detyrua të dilte e mundur nga sfida e La Ligës, por do të kishte barazuar apo edhe fituar nëse nuk do të kishte qenë për pritjet e Kurtuasë. Kur Karim Benzema shënoi në pjesën e parë, publiku brohoriti “Topi i Artë, Karim Benzema, Topi i Artë”. Pas ndeshjes, tifozët falenderuan në masë në rrjetet sociale portierin belg. Reali ka 36 pikë pas 15 ndeshjeve në kampionat, duke pasur 6 pikë më shumë sesa Atletiko që ka një ndeshje më pak të luajtur. Gjithsesi, madrilenët kanë shanse për shkëputje, por ende nuk po bindin plotësisht. Gjithsesi, siç thuhet, futbolli luhet me 11 vetë, edhe me portierin, ndërsa gazeta “Marka” akuzon: Që Kurtua nuk është përfshirë për garën e Topit të Artë për portierët, kjo është një marrëzi që nuk ka ku të rrijë!”
Sfidanti.al