NBA, rekordet e çuditshme të Jonas Valanciunasit dhe Xha Morantit

Është një sezon që përveç sukseseve të Golden Stejtit apo Feniksit, ka brenda tij edhe dy statistika të çuditshme. Një lojtar qendër udhëheq klasifikimin e deritanishëm për gjuajtjet për tri pikë, dhe një lojtar me trup të vogël ka përqindjen më të mirë të realizimit nën kosh. Jonas Valanciunas, qendra e Nju Orlinsit me shtatlartësi 2.11 metra, ka përqindjen më të mirë të sezonit për gjuajtjet përtej harkut, me 51.7 gjuajtje të suksesshme për tri pikë. Lituanezi bëri një mrekulli të vogël me bilancin 7-8 në ndeshjen e fituar ndaj Klipersave, ndërsa gjithsej e ka bilancin 30-58. Kërri, Harden apo të tjerët mund të kenë gjuajtur më shumë, por Valanciunasi është më i saktë. Statistika tjetër e çuditshme ka të bëjë me Xha Morantin e Memfisit. Ai është vetëm 1.91 metra shtatlartë, por ka realizuar 60.2 për qind të pikëve nën kosh (14.4 pikë për ndeshje nga 24.1 pikë për ndeshje gjithsej). As gjigandët si Adetokumbo apo Embijd nuk janë kaq mirë poshtë tabelës.

Sfidanti.al