Tifozët janë me Interin dhe kundër Sakit: Nuk luan futboll antik!

“La Gazeta delo Sport” menjëherë krijoi një sondazh për opinionin e dhënë nga trajneri i shquar italian. Arrigo Saki u shpreh se Milani luan futboll europian, ndërsa Interi është e stilit klasik të viteve 60-të, por opinioni publik italian, të paktën ai që votoi në sondazh, nuk ishte dakord. Ishin mbi 27 000 tifozë (dhe lexues) të “La Gazetës” që dhanë përgjigje dhe plot 74.3 për qind e tyre ishin kundër mendimit të Sakit, se zikaltërit luajnë si në vitet 60-të. Tifozët janë në krah të stilit të trajnerit Simone Inzagi, ndonëse Saki kishte paralajmëruar se “Milani i afrohet më shumë stilit europian, me futboll dominues dhe presing, ndërsa Interi niset nga zona e tij, dhe në këtë mënyrë nuk shënon dot shumë gola”.

Sfidanti.al