Lionel Mesi do të rinovojë me Barcelonën. Mediat spanjolle shkruajnë se klubi dhe ylli më i madh i skuadrës katalanase kanë arritur një akord në parim për të nënshkruar një kontratë të re që do të zgjasë deri në 2021 ose në 2022. Gazeta “Marka” nuk jep hollësi për rrogën, ndonëse parimi duhet të jetë që Mesi të bëhet përsëri futbollisti më i paguar në botë. Është folur për rroga të jashtëzakonshme për të, deri në 30 apo 40 milionë euro në sezon, por besohet se e vërteta duhet të jetë pak më modeste.
Tifozët katalanas, pra, duhet të jenë të qetë. Lojtari më i talentuar në botë, që e ka nisur karrierën pikërisht në “Kamp Nou” që kur ishte fëmijë i vogël, do të vazhdojë të mbajë të veshur fanelën “blaugrana”. Kontrata e tij aktuale përfundon vitin e ardhshëm, dhe pati vërtet një rrezik të madh për largimin e Mesit.
Sfidanti.al