Jonatan Dos Santos i prezanton botës dashurinë e tij; ajo quhet Marta Carreido

Jonatan Dos Santos po fluturon me krahët e dashurisë. Futbollisti brazilian tashmë ka nisur një lidhje me bloggeren madrilene Marta Carreido, një lidhje të cilën ai nuk po përpiqet aspak  ta fshehë. Futbollisti i Villarrealit dhe e dashura e tij kanë përdorur rrjetet sociale për të  treguar atë që ndjejnë për njëri-tjetrin duke publikuar fotot e tyre të bëra në një jaht ku ata shfaqin këtë dashuri mes tyre. Marta Carreido është 4 vjet më e madhe në moshë se Dos Santos 27 vjecar dhe jep këshilla bukurie nëpërmjet një kanalit të saj në youtube. Në rrjetet sociale ajo ka arritur të akumulojë 2 milionë ndjekës.

sfidanti.al