Andrea Pirlo nuk u fsheh në mbrëmjen historike të Fiorentinës, dhe në humbjen po ashtu historike të skuadrës së tij. “Ishim zero që në pasimin e parë, nëse hyn në fushë kështu rrezikon të bësh figurë të keqe”, – ishin fjalët e tij pas katastrofës 0-3 në “Stadium” nga ana e Juventusit. “Arbitri? – u pyet ai, – pamjet flasin vetë”. Edhe Fiorentina duhej të kishte mbetur me 10 vetë (Valero), dhe një penallti duhej dhënë për Bernardeskin, por kjo nuk e justifikon përfundimin 0-3.
Dushan Vllahoviç shënoi në 3’ dhe pastaj ndeshja ndryshoi kur një nga lojtarët më të mirë vendas, Huan Kuadrado, doli me karton të kuq. i mbetur me 10 lojtarë Juventusi nuk pati forca fizike të mjaftueshme përballë një ekipi vërtet në renditje të keqe, por të rrezikshëm dhe të uritur për pikë. Fati nuk ishte me kampionët dhe në minutat e fundit lodhja bëri të vetën. Aleks Sandro shkaktoi autogol në 76’ dhe Martin Kaseres shtoi golin e tretë pesë minuta më pas.
Ky nuk ishte një hap i gabuar, por një rrëzim hundë e buzë për “Zonjën e Vjetër”, që këtë herë vërtet tepër e kaluar në moshë. Ndoshta 9 tituj radhazi kanë sjellë vetvetiu ngopje dhe skuadra e Andrea Pirlos e ka të pamundur të luajë një varg ndeshjesh me intensitet të lartë. Ndoshta po mendon më shumë për Championsin këtë herë. Juventusi ka 27 pikë në renditje, ndërsa nuk duhet të harrojmë se kjo ishte vetëm humbja e parë, por gjithsesi 6 barazime në 14 ndeshje janë shumë.
Sfidanti.al