“The Guardian” akuzon UEFA-n për finalen 2022 në Paris

Tabloidi “The Guardian” ka publikuar një informacion në të cilin zbulon se UEFA është akuzuar se ka paraqitur prova të rreme në hetimin për kaosin që ndodhi përpara dhe gjatë finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2022 mes Real Madrid dhe Liverpoolit të luajtur në Paris. Sipas “The Guardian”, akuzat janë bërë nga drejtori i atëhershëm i operacioneve të UEFA-s, Sharon Burkhalter-Lau, i cili ishte i dyti në komandë për planifikimin e finales së Parisit.

Tabloidi pretendon më tej se kjo është bërë “për të mbrojtur nga kritikat njësinë e tij të sigurisë, të kryesuar nga miku më i mirë i presidentit, Zeljko Pavlica. Raporti i pavarur arriti në përfundimin se “UEFA dhe autoritetet franceze bënë gabime të mëdha dhe sëbashku me Federatën Franceze të Futbollit dhe disa ministra, “vepruan në mënyrë të papërgjegjshme duke mohuar përgjegjësinë e tyre”.

sfidanti.al