‘Teoria e evolucionit’ të trajnerëve të Manchester United

Manchester United zyrtarizoi këtë të premte emërimin e portugezit Ruben Amorim si trajner i “Djajve të Kuq”, pas shkarkimit të holandezit Eik ten Hag. Sigurisht që Amorim do të ketë një detyrë mjaft të vështirë të kthejë lavdinë e dikurshme të klubit legjendar anglez, që nuk po ngre më kokë që pas largimit të Alex Fergusonit në vitin 2013. Pasuesi i Ten Hagut është trajneri i shtatë i “Djajve të Kuq” gjatë 11-viteve të fundit. Kanë provuar të lënë gjurmë, por pas sukses, emra të mëdhenj si David Moyes, Van Gaal, Jose Mourinho, Solskjaer apo Rangnick, por të gjithë kanë pasur të njëjtin fat: janë shkarkuar për mungesë rezultatesh. Manchester United e ka fituar për herë të fundit Premier League-n pikërisht nën drejtimin e Sir Aleks Fegusonit, në vitin 2013, ndërsa në Europë suksesi i fundit ishte me Mourinhon në stol, në vitin 2016 (mposhti Ajaxin në finalen e Europa League-s).

sfidanti.al