Ten Hag i thotë drejtuesve: Ronaldo nuk luan kurrë më për Man. Junajtidin!

E vërtetë që trajneri nuk e ka pasur me qejf gjatë këtij sezoni dhe e ka aktivizuar pak. Është po kaq e vërtetë që Kristiano Ronaldo e bojkotoi fazën përgatitore verore në përpjekje për t’u larguar, duke mos pasur formën e duhur në nisje të edicionit. Gjithsesi, këto tashmë i përkasin të shkuarës dhe e tashmja është thyerja përfundimtare e portugezit me Mançester Junajtidin. Pasi sulmoi trajnerin Ten Hag dhe klubin, duket se vendimi për të është marrë. Mediat angleze shkruajnë se Ten Hagu ka lënë në mes pushimet me familjen për të takuar drejtuesit në “Old Traford” e për t’u deklaruar se Ronaldo nuk duhet të luajë më kurrë për ekipin e tij. Kuptimplotë fotomontazhi i “Skaj Sportsit” ku Ronaldo jepet me shpinë dhe bashkë me numrin 7 shkruhet “ku do të luajë më pas?”.

Sfidanti.al