Galeone i tregon rrugën Alegrit: Të duhet një qendërmbrojtës!

Ish-trajneri i njohur italian, por që ka drejtuar më shumë ekipe pa shumë emër, bën komentet e tij për rikuperimin e Juventusit në Serinë A. Xhovani Galeone ka qenë mësuesi i Masimiliano Alegrit, dhe i bën një kompliment ish-“nxënësit” të tij duke thënë se “vetëm ai mund t’ia kishte dalë të rregullonte gjërat tek Juventusi”. Galeone tha se ndaj Lacios pa për herë të parë këtë sezon që Juvja luajti si skuadër për 90 minuta, ndërsa kërkoi që Alegri të marrë një qendërmbrojtës tjetër sepse do t’i duhet gjatë sezonit. Sidoqoftë, ai nuk ishte shumë optimist për titullin sepse “Napoli nuk do të ngadalësojë hapin, ndërsa Interi po ashtu është i fortë”.

Sfidanti.al