Ja që ndodhin edhe në nivele të tilla, pasi klubet mund të kenë probleme. Mediat ia nxjerrin “disa të palara” Kilian Mbapesë duke shkruar se superylli francez u acaruar shumë me drejtuesit e Paris SG sepse iu vonua rroga e tij gjigande prej rreth 6 milionë eurosh në muaj. Sipas këtyre burimeve, PSG pati disa probleme me llogaritë bankare duke ia vonuar pagën lojtarëve. Kjo vlente sidomos për një rrogë si ajo e Mbapesë, i cili nuk pati durim aspak, por kërcënoi me largim. Duket se që nga ajo kohë llogaria bankare e PSG-së ka punuar mirë sepse Mbape po thotë se “nuk u largova për tek Reali sepse është krenari e madhe ta fitosh Championsin me ekipin e vendit tënd”.
Sfidanti.al