Telenovela “Kutinjo” vazhdon me Suarezin, Liverpulin e dëmtimin

Liverpuli e kishte pasur një “kolonë të pestë” brenda, por disa vjet më parë. Luis Suarez, dikur lojtari më i mirë i ekipit së bashku me kapitenin Stiven Xherrard, paska luajtur një rol tepër negativ (për tifozët liverpulas) në vendimin e Filip Kutinjos për t’u larguar drejt Barcelonës. Uruguajani bëri të njëjtën rrugë në verën e vitit 2014, “Anfild”-“Kamp Nou” dhe e paska joshur pafundësisht brazilianin që të bashkohej me të.

“Ai (Suarezi) mori vesh se një shtëpi pranë shtëpisë së tij do të ishte bosh dhe se mund ta merrja unë, – u shpreh Kutinjo, – ai nuk e dinte nëse unë do të vija, por më bëri një ftesë. Ne jemi shokë dhe ai më dërgoi shumë mesazhe duke më treguar për qytetin dhe skuadrën, dhe kjo më nxiti edhe më shumë në vendimin tim”.

Telenovela “Kutinjo” nuk përfundon me Suarezin, dhe as me firmën e tij për Barcelonën. Një seri e re për është vjen nga lajmi se braziliani nuk do të luajë për 3 javë për shkak të një dëmtimi. Mjekët katalanas kanë zbuluar pikërisht këtë dëmtim, por besohet se informacioni mund të ketë ardhur që nga Liverpuli.

Një tjetër seri ka të bëjë me numrin në fanelë të yllit të ri të Barçës. Nëse Maskerano largohet tani në janar, siç edhe pritet, atëherë Kutinjo do të marrë fanelën që dikur mbante idhulli i tifozëve, Johan Krujfi, pra atë me numrin 14. Së fundi, vetë Liverpuli paska bërë një gafë për ta mbajtur gjallë edhe më shumë këtë histori. Kutinjo qenka zgjedhur si lojtari i muajit janar nga klubi anglez, me foton e tij të postuar nëpër kalendarët vjetorë.

Sfidanti.al