“Dua të jem një trajner i mirë edhe në momente të vështira”. Kjo është shprehja më e bukur e Zinedin Zidanit në intervistën e dhënë për revistën franceze, “Frans Futboll” që e shpalli për të dytën herë radhazi si trajnerin më të mirë francez të vitit. Pasi realizoi çdo ëndërr në dy sezonet e para, Zizu po jeton momentet e stuhisë që në futboll duket sikur vijnë nga hiçi. Gjithsesi, ai e mendon veten si zogun e stuhisë.
“Nuk jam më lojtar i Realit, por jam trajneri dhe duhet të bëjë karrierën time të re në këtë profesion, – u shpreh ai, – nuk kam asnjë mbrojtje, asnjë privilegj nga e kaluara ime si futbollist. Shpesh njerëzit mendojnë se sukseset më vijnë lehtë sepse quhem Zidan, por e vërteta është se kam punuar fort edhe kur isha lojtar, edhe tani si trajner”.
A do ta kalojë Zidan momentin e vështirë? Vetë francezi me origjinë arabe nuk di të bëjë parashikime, as nuk dëshiron të tregojë shkaqet e të keqes. Ai thotë vetëm se “e di se një ditë nuk do të jem trajner i Realit, ndaj duhet të bëj maksimumin për të fituar sa më shumë gjatë kohës që jam këtu”. “E di se nuk do të jem trajner i Realit për 10 vjet, – vazhdoi Zidan, – po qesh 6 muaj mirë, po qesh 10 vjet, sërish mirë”.
Çfarëdo që ndodh, për Zizunë ka një moment që harrohet gjithçka, pikërisht kur hap derën e shtëpisë dhe hyn në ambientin familjar, pranë gruas dhe fëmijëve. Shqetësimet e punës mbeten pas dere, pasi familja duhet të jetë e qetë.
Sfidanti.al