Vinçenco Montela u ngrit në qiell ndërsa Milani i tij riosh, në mënyrë të pabesueshme, luftoi me skuadrat më të mira të Serisë A dhe arriti madje të mposhtte dy herë Juventusin (herën e dytë me trofe, Superkupën). Ajo periudhë, për momentin, duket tepër larg dhe një numër telefoni celular po e shqetëson vazhdimisht trajnerin e kuqezinjve. Ai numër nuk mund të jetë i kujt tjetër, përveçse i Silvio Berluskonit, ende president i klubit milanez.
Mediat italiane njoftojnë se “tortura telefonike” ka nisur që nga mesi i muajit dhjetor dhe vazhdon ende, ndërsa Montela pavarësisht se i bezdisur, ka vazhduar në linjën e tij. Si fillim, ato sjellin në mendje kritikën e “Don Silvios” në nëntor kur thoshte se “unë dhe Montela bëjmë “sherr” vetëm për Suson, unë do të hidhja në fushë gjithnjë Milanin me dy sulmues dhe një lojtar gjysmë të krahut (mezz’ala), dhe kështu do të arrinim rezultate të mëdha”.
Episodi është vetëm ai që dihet publikisht, ndërsa privatisht paska pasur shumë më tepër krisje. Berluskoni ka fiksim vetëm dy gjëra, lojën me dy sulmues dhe futbollin sulmues që të komandojë ndeshjen, dhe sipas tij këto mangësi kanë sjellë edhe mungesën e rezultateve. Mesa duket “muaji i mjaltit” me Montelën ka përfunduar dhe “Berluska” po mendon për trajnerin e radhës.
Sfidanti.al