Kur fiton të duan të gjithë, edhe ata që shkojnë më rrallë në stadium. Milani i këtij sezoni po u jep një kënaqësi të madhe tifozëve të tij, që nga ata të zjarrtit, e deri ata më të “vakëtit” dhe ndeshja e fundit e kampionatit në “San Siro” pritet të jetë në një atmosferë të shkëlqyer. Sipas mediave italiane, klubi milanez ka marrë mbi 200 000 kërkesa për biletë për sfidën e kësaj fundjave, ndërsa impianti ka një kapacitet prej rreth 75 000 vendesh. Milani kryeson renditjen me 2 pikë më shumë sesa Interi, ndërsa mbeten edhe dy ndeshje deri në mbyllje të Serisë A. Skuadra e trajnerit Pioli del kampione edhe me 4 pikë, por mundet që të shpallet kampione që këtë javë nëse Interi barazon apo humbet në Kaljari.
Sfidanti.al