Kundërshtarët e tij sërish ishin shumë të fortë. Igli Tares iu desh të ishte përballë Juventusit, Interit dhe Mançester Junajtidit dhe duket se po e fiton garën për Stefan De Vrajin. Mesfushori holandez, shumë i vlerësuar në Europë, pritet të rinovojë kontratën me Lacion, gjë që do të ishte një sukses tjetër i madh i drejtorit sportiv shqiptar.
“Jemi në rrugë të mbarë, – u shpreh Tare për mediat italiane, – tifozët të jenë të qetë, pasi kontrata mund të firmoset edhe që nesër (sot), ndonëse nuk është çështja se kur. Shpresoj që De Vraj të vazhdojë me ne”. Lajmet janë që 25-vjeçari holandez do të ketë rritje rrogë deri në 2.5 milionë euro në sezon, plus shpërblime të ndryshme, ndërsa Lacio do të pranojë të ulë klauzolën e tij të shitjes nga 25 në 20 milionë euro.
Ky do të ishte një sukses i madh i klubit kryeqytetas, pasi kontrata e tanishme e futbollistit përfundon në fund të sezonit dhe Lacio rrezikonte ta humbiste atë pa fituar asnjë euro.
Sfidanti.al