Tare: Milan klub historik, një objektiv për të gjithë

Igli Tare nuk fshihet: “Milani është një Objektiv për të gjithë. Të punosh për një klub historik dhe të njohur si ky do të ishte një nder”. Ish-drejtuesi i Lazios, tashmë pa kontratë, është ndër kandidatët më të fortë për rolin e drejtorit sportiv të klubit kuqezi, edhe pse, sipas CEO-s Furlani, ende nuk është marrë një vendim në këtë drejtim.

“Gjithmonë jam përpjekur të përfaqësoj vendin tim dhe njëkohësisht të jem shembull për shumë italianë, jam gjysmë italian, kam gjysmën e jetës që punoj këtu, kam pasaportë italiane dhe e mbaj me krenari”, tha Tare për La Stampa.


sfidanti.al