Një mënyrë krejtësisht origjinale, por edhe domethënëse ka gjetur legjenda e Mançester Junajtidit, Erik Kantona, për të shpjeguar sukseset e skuadrës që pas shkarkimit të Zhoze Murinjos. Komplimenti më i mirë për trajnerin Ole Gunar Solskjer, nga ana e francezit, ishte kur tha se “që kur ka ardhur Solskjeri, Pogba nuk e ka ndërruar më modelin e flokëve”.
“Pol Pogba po tregohet i madh tani, – theksoi kampioni i vitit 1993, – Ole ka gjetur pozicionin e duhur për të, pasi Pogba ka vizion të madh loje dhe pasim të shkëlqyer, ai mund të shënojë, të krijojë gola, të organizojë lojën dhe të mbrojë”. “Që kur mbërriti Ole, Poli nuk e ka ndryshuar më modelin e flokëve, – thumboi francezi, – ndoshta, trajneri e ka ndihmuar që të kuptojë se prioriteti i tij duhet të jetë futbolli. Kërcimet, modelet e flokëve dhe çdo gjë tjetër vjen pas futbollit”.
Sfidanti.al