Pontus Janson është shumë i famshëm për tifozët e Lidsit, por edhe tepër popullor për tifozët e ish-skuadrës së tij, Malmoe. Suedezi e vërtetoi katërcipërisht famën e tij duke u bashkuar me një grup tifozësh të Malmoes, që kishin mbërritur në Londër për ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Çelsit. Ai nuk ngurroi aspak të vihej në krye të tyre, dhe të dirigjonte brohoritjet, thirrjet dhe këngët në një shesh të kryeqytetit britanik, në prag të duelit të së enjtes.
Janson e filloi karrierën pikërisht tek Malmoe dhe fitoi dy tituj suedezë përpara se të kalonte në Itali tek Torino, dhe pastaj në Angli. Mbrojtësi po bën paraqitje të shkëlqyera për ekipin e kategorisë së dytë, të drejtuar nga trajneri Bielsa, i cili i ka të gjitha shanset të rikthehet në Premier Ligë, ndërsa ka një histori të madhe. Jansoni shënoi në ndeshjen e fundit, fituar 2-1 ndaj Suonsit.
Sfidanti.al