Është hera e parë që kjo ndodh në historinë e lavdishme 65-vjeçare të këtij impianti. “Kamp Nou” nuk është aq i vjetër sa stadiumet mitike angleze, por gjithsesi epoka ka qenë e shkëlqyer, ndërsa sot për herë të parë do të ketë një ndryshim. Stadiumi do të quhet “Kamp Nou Spotifaj” (Spotify) kundrejt një sponsorizimi vjetor prej 45 milionë eurosh. Presidenti Zhoan Laporta e vlerësoi lart këtë marrëveshje, që e cilësoi “të parën e llojit të saj në futbollin botëror” dhe shpresohet që këto para ta ndihmojnë klubin për të dalë sa më shpejt nga kriza financiare.
Sfidanti.al